i dashur dhe shumë i nderuar Zoti ambasador Maxhun Peka,
i dashur shoku
Të dashur shokë dhe shoqe, miq dhe kolegë,
Sot është një ditë shumë e shënuar për ne, shqipfolësit dhe miqtë e kolegët që kanë lidhje me miqësinë kinezo-shqiptare për arsye se jemi mbledhur këtu, në gjirin e vatrës së gjuhës shqipe të Kinës për të kujtuar në mënyrë solemne dy ngjarje të jashtëzakonshme sëbashku me kolegët, miqtë tanë: redaktorët, korrespondentët dhe spikerët e gjuhës shqipe, 60 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Kinës dhe Shqipërisë dhe 40 vjetorin e hapjes së programeve të gjuhës shqipe të Radios së Jashtme të Kinës. Në këtë moment të emocinuar, kur gufon gëzimi nga zemrat tona, më lejoni mua që në emrin e degës së Evropës Lindore të Shoqatës së studentëve kinezë që kanë studiuar në Evropë dhe Amerikë, dhe gjithashtu në emrin e të gjithë shqipfolësve kinezë t'ju shpreh juve, kolegët tanë të dashur të sektorit të gjuhës shqipe të Radios së Jashtme të Kinës, si edhe të gjithë mysafirëve të pranishëm që kanë dhënë kontribut për forcimin dhe zhvillimin e miqësisë së madhe kinezo-shqiptare, përshëndetjet më të larta, dhe urimet më të mira e më të sinqerta!
Për ne, shqipfolësit kinezë, s'ka ndonjë gjë më të çmuar se mbrojtja, forcimi dhe zhvillimi i miqësisë së shenjtë kinezo-shqiptare. Gjatë gati 50 vjetve me mësim dhe punë, kemi kuptuar shumë thellë se kjo miqësi është e vërtetë, jo e rreme, sepse ajo ka lindur në kohën e stuhisë dhe ka rrënjë të thella në zemrat e të dy popujve tanë. Ne krenohemi pa masë për shkak se jemi dëshmitarët e lindjes dhe e lulëzimit të kësaj miqësie.
45 vjet më parë, konkretisht më 3 shtator 1964, sa po arritëm në Shqipëri, këtë truall të shqiponjëve kreshnike, u zhytëm menjëherë në detin e thellë të miqësisë së madhe kinezo-shqiptare. Si mund të harrojnë dekanin Kristaq Prifti dhe përgjegjësit e tjerë të Fakultetit Histori-Filologji? Pikërisht janë ata që na kanë zgjedhur 4 profesoresha shumë të zonja, të sjellshme, të përgatitur dhe me eksperiencë të shumta në punën pedagogjike. Cilat isht ato? Ato ishin Tonika, Lumturi, Zana dhe Ana. Ato punonin me zell, me gjithë shpirt për ne. Gjatë 3 vjetve çdo ditë në mëngjes shkonin në punë para kohës, dhe shkonin shumë mirë me ne, në mënyrë harmonike. Ne trajtonin si vëllezër dhe motra. Qoftë në kohën e mësimeve, qoftë në bisedime të lira jashtë orarit të punës flisnin me ne kurdoherë me ëmbëlsi dhe dashamirësi. Ato me të vërtetë ishin shumë të dashura, të njerëzishme dhe fisnike.
Si mund ta harrojmë zyrën e punës së jashtme të Universitetit shtetërore të Tiranës? Pikërisht është ajo që na ka caktuar dhomat me diell për banim në konviktin e studentëve. Pikësrisht është ajo që na ka zgjedhur një sasi të madhe të studentëve dhe të studenteve të mira me qëllim që të na ndihonin në mësim. Ata dhe ato ishin djem dhe vajza më të shkëlqyera, me sjellje, moral dhe virtyt shembullor. Gjatë 3 vjetve u miqësuan me ne, dhe aq më tepër bile janë bërë vëllerzërit dhe motrat tona. Ata dhe ato na kanë dhënë ndihmë jashtëzakonisht të madhe si në mësim, ashtu edhe në shoqëri. Ata dhe ato janë me të vërtetë bijtë dhe bijat e mrekullueshme e popullit shqiptar.
Shumë interesante dhe e paharrueshme për tërë jetën tonë ishte ajo gjë që na ka organizuar ajo zyrë e punës së jashtme të Univeristetit një udhëtim shumë të këndshëm në mes të acarit të ashpër të janarit të vitit 1965. Nëpërmjet këtij udhëtimi dimëror me autobus, duke u shoqëruar nga përgjegjësi i kësaj zyre Esad dhe bija e zëvendëskryetarit të Këshillit të Ministrave Sprio Koleka ne e njohim më së afërmi bukurinë e rrallë të Shqipërisë. Brenda disa ditëve ne kemi sodisur dhe admiruar një sërë vendesh dhe objektesh tepër të bukur dhe mahnitës. Kalaja e Rozafës, porti detar i Durrësit dhe Rruga e vjetër Egnatia, Amfiteatri me një kapecitet 15-20 mijë spektatorë. Pika më interesante turistike e "Kus Babës", Qafa e Llogarasë me Parkun kombëtar e mbuluar nga pyje të dendura pishe, Shtëpia e gjahtarëve të Lezhës, Qyteti i një mijë dritareve dhe Muzeu i Onufrit, Muzeu i Apolonisë edhe të tjera na kanë lënë përshtypje të thella dhe të papërshkrueshme. Nga të gjithë objektet ne kuptojmë shumë mirë se Shqipëria ka një histori kaq të gjatë dhe një kulturë kaq të lashtë sa që mund të qëndrojë të paktën në të njëjtën rradhë me ato histori dhe kulturë greke dhe romake. Të gjitha këto na kanë ndezur në zemër zjarrin e dashurisë dhe respektit të madh ndaj Shqipërisë kreshnike dhe heroike.
Oh, sa shpejt ecën koha! Sa hap dhe mbyll sytë, gati 50 vjet kaluan. Koha jonë rinore, studenteske dhe romantike, iku një herë e përgjithmonë! Mirëpo ne nuk jemi aspak pesimistë, përkundrazi, jemi gjithmonë optimistë para kohës së egër dhe të panjerëzishme, sepse në sajë të kujdesit të gjithanshëm të qeverive të dy vendeve tona dhe të përpjekjeve të mëdha të profesoreshave, më në fund u bëmë përkthyes të gjuhës shqipe. Përkthyesi i gjuhës shqipe, kjo është titull i shenjtë dhe tërheqës për ne. Është burimi i forcës sonë. Me frymëzimin dhe nxitjen e kësaj force ne kemi arritur suksese të shumta duke dhënë kontribut të kënaqeshëm miqësisë së madhe kinezo-shqiptare. Prandaj ne themi se sukseset tona janë lidhur shumë ngushtë me qeverinë e Shqipërisë, punën e palodhur të profesoreshave dhe ndihmën bujare, vëllezërore të të gjithë miqve shqiptarë. Shumë i dashur dhe i nderuar Zoti ambasador, desha të shfrytëzoj këtë rast në emrin e të gjithë shqipfolësve kinezë t'ju shpreh juve dhe nëpërmjet jush qeverisë së Shqipërisë, të gjitha profesoreshave që na kanë mësuar dhe të gjithë miqve shqiptarë falënderimet tona më të sinqerta!
Po , është vërtetë që secili nga ne me punën e vetë të palodhshme ka dhënë kontribut për të mirat e të dy popujve tanë gjatë dhjetra vjetve, por kush ka kontribuar më tepër nga të gjithë shokët tanë? Sipas mendimit tim, sektori i gjuhës shqipe të Radios së Jashtme të Kinës, ky kolektiv i mrekullueshëm zë vendin e parë në këtë drejtim. Të dashur shokë dhe shoqe, vëllezër dhe motra, gjer tani ju keni punuar 40 vjet. Gjatë këtyre viteve me jetë të vrullshme duke qëndruar në frontin e parë të punës propagandistike dhe ideopolitke, ju keni bërë një sërë punësh kolosale dhe keni arritur suksese shumë të shkëlqyera, të njëpasnjëshme. 40 vjet janë gati gjysma e jetës së njeriut. Në një periudhë kaq të gjatë ju nuk kërkoni asnjë pretendim, nuk kërkoni famë të madhë, sepse nuk jeni famëdashës; nuk kërkoni pozitë të lartë sepse jeni shërbyesit besnik e popullit, dini vetëm të punoni me kokën e ulur dhe më gjithë shpirt; nuk kërkoni para të shumta, sepse nuk e doni luksoze. Ju, si luftëtarë të heshtur të tipit të Lei Funit në frontin e shtypit, u këndoni me zë të lartë dhe të ëmbël si bilbila, me të gjitha forca dhe besnikëri, ditë për ditë, natë për natë, sukseseve dhe fitoreve të arrtitura nga të dy popujt tanë, dhe miqësisë kinezo-shqiptare. Përmbajtja e programeve tuaj është jashtëzakonisht e shëndoshë, rubrikat e misionit tuaj janë të pasura dhe shumëngjyrëshe. Me punën tuaj të palodhshme fisnike, radiodëgjues shqiptarë dhe kinezë njohin më së miri të dy vendet tona dhe miqësia shumë e shejntë kinezo-shqiptare po forcohet dhe zhvillohet vazhdimisht. Puna juaj e vlefshme dhe merita juaj madhore do të shkëlqejnë në shekuj në historinë e marrëdhënieve miqësore midis Kinës dhe Shqipërisë.
Shqipja është gjuhë shumë e gjallë, figurative, tingëlluese dhe me nuanca të hollësishme. Kjo gjuhë ka ushqyer poetë dhe shkrimtarë të mëdhenj: Naim Frashëri, Andon Zako Çajupi, Lligjeni, Dritëro Agolli, Ismail Kadare, Jakov Xoxa, Petro Marko, Xhevahir Spohiu e.tj. Të dashur kolegët dhe miq të sektorit të gjuhës shqipe të Radio së Jashtme të Kinës, unë ju përgëzoj, madje kam një farë zilie ndaj jush sepse çdo ditë keni mundësi të flisni gjuhën e këtyre figurave të mëdha. Ëshët një fat tepër i madh dhe krenari shumë e madhe për ju që sektori juaj u bë vatra e kësaj gjuhe në tërë vendin tonë. Besojmë dhe dëshirojmë që kjo vatër e shqipes do të lulëzojë akoma më tepër në të ardhmen. Le të valëvitet lart e më lart kurdoherë flamuri fitimtar i gjuhës shqipe të lashtë tërheqëse në këtë vatër të lulëzuar për të mirat e të dy vendeve tona! Ju urojmë nga zemra të bëheni linguistë të shquar, specialistë të aftë të albanologjisë!
Unë kam vënë re me gëzim se vitet e fundit brenda sektorit tuaj u shtua shumë djem të gjatë, të pashëm dhe vajza elegante, simpatike. Oh, djem të rinj dhe vajza të reja të sektorit të shqipes, ju jeni gjaku i ri, forca të reja, shtylla kurrizore e kolektivit tuaj. Pa përpjekjet tuaja të mëdha, nuk mund të arrihet as ekzistenca e sektorit dhe as zhvillimit i punës së tij. Ju jeni pasardhësit e veteranëve të çështjes së shtypit të Radios. Stafeta e çështjes së shqipes në sektorin tuaj tani është në duart tuaja. Ju jeni plot energji e gjallëzi, jeni në kohën e lulëzimit të jetës, po si dielli në orën tetë ose nëntë të mëngjesit. E ardhmja e sektorit të shqipes ju përket juve. Ju urojmë juve përzemërisht të arrini suksese dhe fitore akoma më të mëdha dhe më të reja! Dëshirojmë dhe besojmë plotësisht që do të na tejkaloni në të gjitha fushat e punës. Kjo është shumë e natyrshme dhe e pashmangshme. Le të përpiqemi sëbashku me sa fuqi që kemi për çështjet tona e shenjta---mbrojtjen, forcimin e zhvillimin e miqësisë së madhe dhe të përjetshme kinezo-shqiptare!
Gëzuar festën! Lavdi përhapësve të miqësisë së madh kinezo-shqiptare! Shumë faleminderit të gjithë miqve të pranishëm!
Çen En Bo