Përvoja e krizave
E ka pësuar dy herë krizën ekonomike. Një herë është kriza financiare aziatike në vitin 1998. Në atë kohë, OPPLE-ja kishte vetëm dy vjet që ishte krijuar, zinxhiri financiar i saj ishte i shkurtër dhe tregtia jashtë Kinës ishte e paktë, prandaj kompania nuk u ndikua shumë. Në vitin 2008, nën ndikimin e krizës financiare ndërkombëtare, rezultatet e saj u dobësuan, sidomos vëllimi i eksportit u ul shumë. Kjo ka qenë një kohë e rëndësishme për studimin e teknikës së kursimit të energjisë dhe zinxhiri financiar kishte probleme.
Si të dalë nga vështirësi në vitin 2009
1 Mbledhja e eksperiencave. P. sh. Firma OPPLE zhvilloi bashkëpunimin e sinqertë me shitësit dhe ata u rritën së bashku me markën dhe shtuan besnikërinë e tyre ndaj markës dhe aftësinë e tyre kundër krizës nëpërmjet shitjeve.
2 Forcimi i administrimit. Në situatën e paqartë ekonomike në fillimin e vitit 2009, kompania paraqiti modelin e shitjes "Shkojmë jashtë Kinës", duke komunikuar drejtpërdrejt me konsumatorët për të shtuar përqindjen e zënies së tregut.
3 Në vështirë zbatoi të krijonte të reja, me rastin e kursimit të energjisë dhe të pakësimit të shkarkimit, bëri përpjekje të studionte llamba që kursejnë energjinë. Në fillimin e vitit 2009, kompania dha 20 milionë juanë për të ndërtuar laboratorin LED dhe laboratorin e mjedisit të dritave dhe përkrahu LED-in që përfaqëson tendencën e dritave. Sipas vlerësimit të specialistëve, këto drita LED do të kursejë 500 milionë KWH energji elektrike dhe do të ulin shpenzimet e banorëve në një masë prej 200 milionë juanësh. Në vitin 2009 OPPLE-ja fitoi përsëri projektin e kursimit të energjisë.
Paraqitja e kërkesës, për të fituar përkrahjen e qeverisë
Tani në shumë ndërmarrje private mungon aftësia për studime teknologjike, e cila përbën një ndër forcat konkurruese thelbësore të produkteve. Markat e tjera ndërkombëtare, si "Philips", GE dhe "Osram", kanë epërsi të madhe në studimet dhe shpikjen e teknologjive të reja. Por shumë ndërmarrje private kineze si "OPPLE", kanë nevojë për mbështetje me kredi në këtë drejtim. Në qoftë se qeveria do të forcojë ndihmën tekniko-financiare ndaj firmave private, këto ndërmarrje do të kenë një bazë më të fortë për zhvillimin e tyre.