PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Politikat e qeverisë kineze
2010-03-19 20:12:12 cri komenti juaj Printoni
Wen Jiabao: Qeveria do të nxitë më tej zhvillimin e ndërmarrjeve të mesme dhe të vogla. Së pari, do të krijohet dhe përmirësohet sistemi përkatës i shërbimeve ndaj këtyre ndërmarrjeve. Së dyti, ajo do të vazhdojë të vërë në jetë politikat financiare për ndërmarrjet e mesme dhe të vogla. Qeveria qendrore do të caktojë një fond të posaçëm prej 10.6 miliardë juanësh, duke zbatuar politika të favorshme tatimore ndaj firmave me fitim të paktë. Gjithashtu, autoritetet vendore qeveritare duhet të shtojnë më shumë investimet për transformimin teknologjik të ndërmarrjeve të mesme dhe të vogla.

Do të forcohet përkrahja financiare ndaj ndërmarrjeve të mesme dhe të vogla, duke përsosur sistemin e vlerësimit të kredive ndaj këtyre ndërmarrjeve dhe duke inkurajuar krijimin e fondit për kompensimin e rreziqeve kreditore për ndërmarrjet e mesme dhe të vogla. Do të shtohen rrugët e marrjes së kapitaleve për këto ndërmarrje, sidomos të atyre të vogla. Do të nxiten si duhet puna e pakësimit të lëshimit të gazit serrë dhe e kursimit të energjisë për mbrojtjen e mjedisit. Qeveria do të japë një fond të posaçëm nga buxheti për të mbështetur 2980 projekte në fushën e ekonomisë së përsëritshme, duke popullarizuar produktet që kursejnë energjinë. Do të bëhen përpjekje të shiten mbi 5 milionë kondicionerë të tipit me kursim të energjisë dhe 150 milionë llamba më të efektshme në shfrytëzimin e energjisë elektrike.

Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China