Do të forcohet përkrahja financiare ndaj ndërmarrjeve të mesme dhe të vogla, duke përsosur sistemin e vlerësimit të kredive ndaj këtyre ndërmarrjeve dhe duke inkurajuar krijimin e fondit për kompensimin e rreziqeve kreditore për ndërmarrjet e mesme dhe të vogla. Do të shtohen rrugët e marrjes së kapitaleve për këto ndërmarrje, sidomos të atyre të vogla. Do të nxiten si duhet puna e pakësimit të lëshimit të gazit serrë dhe e kursimit të energjisë për mbrojtjen e mjedisit. Qeveria do të japë një fond të posaçëm nga buxheti për të mbështetur 2980 projekte në fushën e ekonomisë së përsëritshme, duke popullarizuar produktet që kursejnë energjinë. Do të bëhen përpjekje të shiten mbi 5 milionë kondicionerë të tipit me kursim të energjisë dhe 150 milionë llamba më të efektshme në shfrytëzimin e energjisë elektrike.