PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Haibao ju shoqëron për shëtitje në Shangai
2010-02-24 20:06:17 cri komenti juaj Printoni
Ndalesa e parë është Waitani i njohur në botë. Ai ndodhet në bregun perëndimor të lumit Huanpu, që quhet si lumi nënë i Shangait. Në këtë zonë prej 1.5 kilometrash katrorë janë mbledhur më se 50 ndërtesa të arkitekturave gotike, romane, të stilit barok, me stil të përbashkët kinez dhe perëndimor. Kjo zonë në bregun e lumit Huanpu quhet pikërisht pamja kryesore e qytetit të Shangait Waitan.

Mua më pëlqen më shumë muzgu i zonës Waitan. Me perëndimin e diellit, uji i lumit Huanpu shkëlqen nga rrezet portokalli të diellit në një atmosferë shumë romantike. Në mbrëmje ndriçimi i llambave zbukuruese të godinave simbol të arkitekturës së Shangait, si kulla televizive "Margaritari i Lindjes" dhe ndërtesa më e lartë në qytet dhe ndër më të lartat në botë, kulla "Jinmao", i bën gjithë pamjet e zonës Waitan të kenë një bukuri të jashtëzakonshme.

Njerëzit thonë se Shangai është "parajsë për blerje", prandaj po të vini këtu do të pendoheni në qoftë se nuk blini "mallra me çmime të lira" nëpër dyqanet e shumta të qytetit. Prandaj stacioni i dytë do të na kënaqë me blerjen e mallrave. Në bulevardin tregtar numër një të Kinës - rruga "Nankin" e Shangait - janë mbledhur mapo të mëdha universale, supermarkete, dyqane me histori mbi njëqindvjeçare dhe dyqane me mallra karakteristike. Edhe rruga "Huaiha", ku mbizotëron një atmosferë bashkëkohore me veshje të modës dhe me prirje të reja, është gjithashtu një rrugë e mirë që duhet ta shëtitni patjetër. Në këtë rrugë janë përqendruar dyqane me veshje dhe këpucë të markave të njohura dhe të mirëpritura nga të rinjtë e të rejat, si edhe ka shumë ëmbëltore ku njerëzit mund të bëjnë një pushim të shkurtër. Në të dy anët e rrugës, blloqet e ndërtesave të stileve të ndryshme, pemët, lulishtet dhe parqet krijojnë një atmosferë të bukur, së bashku edhe me skulpturat në anë të rrugës, portretet e mia prej druri, si dhe produkte të tjera përkujtimore të Ekspozitës Botërore. Atëherë mos harroni të ndaloni pak këtu për të dalë në fotografi.

Pas shëtitjes nëpër bulevarde, mund të pushojmë pak duke u ulur në një kafene. Sheshi "Cintianti" që është ngjitur me rrugën "Huaiha", është një pikë e mirë për turizëm dhe pushim. Ballinat e ndërtesave të këtij sheshi janë të stilit të banesave të Shangait të vjetër, por me të hyrë brenda mund të gjeni bare e restorante evropiane dhe klub golfi. Në këtë shesh mishërohet shumë mirë shkrirja e kulturës kineze dhe asaj evropiane, prandaj ky vend është bërë një pikë përfaqësuese dhe simbolike e kulturës romantike të Shangait.

Megjithëse Shangai është një qytet i madh plot atmosferë bashkëkohore, në fakt këtu ndodhen edhe shumë pika kulturore me ngjyrime historike. Stacioni i tretë ku do të shkojmë quhet parku "Yuyuan" - një park karakteristik klasik i Kinës Jugore. Parku "Yuyuan" ka qenë një oborr privat dhe ka një histori mbi 450-vjeçare, në të janë koleksionuar një sasi e madhe sendesh të vjetra të çmuara, si piktura, libra, orendi shtëpiake, porcelane etj. Ngjitur me parkun "Yuyuan" është tempulli i vjetër taoist "Chenhuang". Njerëzit të thonë se, po të vish në Shangai e të mos shkosh në "Chenhuan", do të thotë se nuk ke qenë në Shangai. Këto fjalë tregojnë pozitën dhe ndikimin e tempullit të vjetër "Chenhuang". Vizitorëve që kanë qenë këtu u mbeten përshtypje të thella nga ndërtesa me arkitekturën karakteristike të kohës së lashtë me pllaka dhe tjegulla gri. Përveç kësaj, mund të shijoni në këtë tempull ushqimet e shumëllojshme karakteristike të Shangait, si rouzong (pilaf me mish të mbështjellë me gjethe jeshile), cunjuan, guantangbao (bukë e gatuar me avull që ka brenda mish dhe vezë gaforresh), shumë të shijshme.

Stacioni i fundit ku do t'ju çoj janë lagjet e vjetra të Shangait, të quajtura nongtang. Në qoftë se themi që rrugicat hutong janë simboli i Pekinit, atëherë lagjet me dy rreshta banesash që quhen nongtang, janë simbolet e Shangait. Në zonat e qytetit të vjetër të Shangait, lagjet me banesa në dy rreshta kanë shënuar historitë e shumta të ndodhura në këtë qytet të vjetër. Këtu ju propozoj të vizitoni "Shtëpinë e Ekspozitës Botërore" të lagjes "Jingansi" me më se 70 familje. Këtu ju jo vetëm mund të shikoni lagjen karakteristike të Shangait nongtang, por edhe mund të kontaktoni drejtpërdrejt me shangajasit për të ndier nga afër atmosferën e qytetit.

Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China