Sipas të dhënave statistikore të Doganave të Kinës, në vitin 2008, vëllimi i tregtisë midis Kinës dhe Shqipërisë ishte 282 milionë dollarë amerikanë, ose u shtua 82.7% në krahasim me vitin 2007. Vëllimi i eksportit nga Kina arriti 192 milionë dollarë amerikanë, ose u shtua 116.9% me vitin 2007. Vëllimi i eksportit nga Shqipëria ishte 90.9 milionë dollarë amerikanë, shifër kjo që u shtua 37% në krahasim me vitin 2007.
Në tremujorin e parë të vitit 2009, Kina dhe Shqipëria kanë zhvilluar tregti me vlerë prej 49.24 milionë dollarësh amerikanë. Kjo shifër është ulur 12% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2008.
Kina dhe Shqipëria kanë nënshkruar "Marrëveshjen e Tregtisë", "Marrëveshjen për nxitjen dhe mbrojtjen e ndërsjellët të investimeve", "Marrëveshjen për shmangien e tatimit të dyfishtë mbi të ardhurat dhe pasurinë dhe për parandalimin e shmangies së taksave." Në vitin 1989, qeveritë e të dy vendeve kanë krijuar Komisionin e Përbashkët të Bashkëpunimit Ekonomiko-teknik. Në nëntor të vitit 2007, guvernatori i Bankës Qendrore të Shqipërisë, Fullani vizitoi Kinën. Në maj të viti 2008, u zhvillua në Tiranë takimi i 6-të e Komisionit të Përbashkët Ekonomiko-tregtar midis dy qeverive. (Wang Lei)