Për të përballuar krizën financiare, vendet e ndryshme të botës kanë ndërmarrë politika të lira monetare, gjë që simbolizon një nivel më të lartë të qarkullimit të monedhës, që përbën rrezik inflacioni në të gjithë botën. Në Kinë, është përhapur një thënie, ku thuhet se afro 1/3 të investimeve qeveritare janë transferuar në tregun e pasurive të paluajtshme dhe tregun e aksioneve. Ekzistenca e fluksit të kapitaleve është pranuar nga shumica e njerëzve. Ekonomia ka hyrë në procesin e ringjalljes dhe trysnia e inflacionit po bëhet më e dukshme dita-ditës. A mund të kontrollohet trysnia e tanishme e inflacionit? Kur do të dalë trysnia jashtë kontrollit? Këto janë probleme që nuk mund të shpërfillen.
Nga Siti "www. Ifeng.com" (Shy Guan)