Më 16 nëntor në orën 13 në Muzeun e Shkencave të Shangait, presidenti i SHBA-së Barack Obama zhvilloi një bisedë me 500 të rinj kinezë.
Me ftesën e kryetarit të shtetit të Kinës Hu Jintao, më 15 nëntor në mbrëmje presidenti i SHBA-së Obama mbërriti në Shangai me avionin e posaçëm, duke filluar vizitën 4 ditore në Kinë. Kjo është vizita e parë e Obamës në Kinë, si president i SHBA-së. (U Sen)