Në orën 16.50 të 16 nëntorit, presidenti amerikan Barack Obama mbërriti në aeroportin ndërkombëtar të Pekinit, në vazhdim të vizitës së tij shtetërore në Kinë. Ai u mirëprit në aeroport nga zv/kryetari i Shtetit i Kinës Xi Jinping.
Gjatë vizitës në Pekin, Obama do të ketë takime me udhëheqësit e Kinës dhe do të shkëmbejë mendime mbi marrëdhëniet kino-amerikane dhe çështje me interes të përbashkët. Gjithashtu, presidenti amerikan do të kryejë vizita në disa pika të njohura turistike, si në Pallatin e Dimrit dhe Murin e Madh.
Barack Obama mbërriti në qytetin e Shangait në mbrëmjen e 15 nëntorit. Kjo është vizita e parë e tij në Kinë pasi u bë presidenti i SHBA-së në janarin e këtij viti. (Jiang Lei)