A: Tani po kalon kuadrati i baterisë së raketave bërthamore. Forca bërthamore strategjike është shenja e dukshme e forcave mbrojtëse kombëtare të Kinës. Me zhvillimin e pajisjeve bërthamore strategjike, aftësia e Kinës në frenimin e krizave të luftës dhe respektimin e paqes botërore është forcuar pandërprerë.
B: Kina i përmbahet gjithmonë politikës së mospërdorimit e para të armëve bërthamore dhe të këmbënguljes në strategjinë bërthamore të vetëmbrojtjes dhe nuk zhvillon garën e armatimeve bërthamore me asnjë vend. Armët bërthamore të raketave të trupave të dytë të artilerisë nuk i drejtohen asnjë vendi në kohë të zakonshme, ndërsa nëse Kina kërcënohet, ajo do të ngrejë nivelin e paralajmërimit dhe do të bëjë përgatitje për kundërpërgjigje për të frenuar armiqtë të përdorin armë bërthamore ndaj saj. Nëse sulmohet me armë bërthamore, Kina do të përdorë armë bërthamore si raketat, për t'iu kundërvënë me vendosmëri armiqve.