PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Është ngritur figura e Kinës si një vend i madh i përgjegjshëm
2009-09-30 20:11:18 cri Printoni
Më 24 shtator 2008, kryeministri i Kinës Wen Jiabao që mori pjesë në sesionin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, pati një takim të posaçëm me personalitete të njohura të qarqeve ekonomike e financiare amerikane. Lidhur me vështirësitë e mëdha të ekonomisë botërore në krizën financiare, kryeministri Wen Jiabao i inkurajoi pjesëmarrësit në takim, duke u shprehur: "Besimi është më i rëndësishëm se ari dhe monedha". Fjalimi i tij u botua gjerësisht nga media botërore, duke u konsideruar si qëndrimi i rëndësishëm i Kinës në përballimin aktiv të krizës. Ka kaluar një vit, Kina ka bërë përpjekje së bashku me komunitetin ndërkombëtar për mëkëmbjen e ekonomisë botërore, duke fituar respektin e botës. Njerëzit përdorin gjithnjë e më shumë shprehjen "vendi i madh i përgjegjshëm" për të përcaktuar rolin e Kinës në arenën ndërkombëtare,.

Gjatë 60 vjetëve, Kina është kthyer nga një vend socialist i bllokuar dhe i armiqësuar nga vendet perëndimore, në vitet e para pas themelimit të saj, në "vendin e përgjegjshëm" të komunitetit ndërkombëtar dhe jep kontributin e vet për paqen dhe zhvillimin botëror. Epiteti "Vendi i përgjegjshëm" pasqyron pikërisht ndryshimin e rolit të Kinës, e më tepër ndryshimin e njohjes nga bota të rolit dhe pozitës globale të Kinës.

Kina e Re lindi në mjedisin ndërkombëtar të kundërvënies midis dy grupe të mëdha forcash, SHBA-së dhe ish-Bashkimit Sovjetik. Në fillim të themelimit të Republikës, vendet perëndimore me SHBA-në në krye kishin armiqësi dhe dyshime kundër Kinës së Re: Ato nuk e njohën për kohë të gjatë pushtetin e Kinës së Re, e përjashtuan Kinën nga OKB-ja dhe organizatat e tjera ndërkombëtare dhe vendosën embargon e rreptë të materialeve ndaj saj. Nga fundi i viteve '50 deri në vitet '60 të shekullit të kaluar, u keqësuan marrëdhëniet kino-sovjetike, edhe kampi socialit tek i cili mbështetej Kina filloi të përçahej.

Përballë bllokadës dhe kërcënimeve, Kina ka zbatuar politikën e jashtme paqësore të pavarur dhe autonome. Në konferencën e njohur të Bandongut, ish-kryeministri kinez Çu En Lai u shpreh me qartësi: Delegacioni kinez ka ardhur për të kërkuar unitet e jo grindje, për të kërkuar pika të përbashkëta e jo divergjenca. "5 parimet e bashkekzistencës paqësore" dhe parimi i "kërkimit të pikave të përbashkëta pavarësisht nga divergjencat dhe të unitetit nëpërmjet konsultimeve" gjetën përkrahjen e vendeve të Azisë, Afrikës dhe të Amerikës Latine. Në sfondin ndërkombëtar të rivalitetit midis dy superfuqive, Kina ka dhënë kontributin e saj për vendosjen e një rendi më të drejtë e më të arsyeshëm ndërkombëtar.

Me ndryshimin e situatës janë forcuar më tej lidhjet midis Kinës dhe komunitetit ndërkombëtar. Kina ka luajtur një rol më aktiv. Në vitin 1978, Kina e izoluar nga bota perëndimore prej 30 vitesh, hapi portën e vet. Gjatë 30 viteve të reformës së hapjes ndaj botës së jashtme, Kina ka pasur një zhvillim më të shpejtë dhe për një kohë më të gjatë në kohën moderne. Si rezultat i forcimit të potencialit shtetëror, Kina ka mundësi të luajë rol në sfera më të gjera, por kjo ka shqetësuar shumë vende: Kina e zhvilluar është kundërshtare apo partnere?

Në korrik të vitit 1997, një stuhi e madhe financiare përfshiu vendet aziatike, si Tajlandën, Malajzinë, Singaporin dhe Korenë e Jugut. Për të dalë nga kriza, disa vende zhvlerësuan monedhat kombëtare, kërkuan që vendet në krizë të kthenin kreditë, tërhoqën investimet dhe veprimet e tjera, duke keqësuar më tej krizën. Ndërsa Kina, pa marrë parasysh rrezikun e ndikimit negativ për ekonominë e saj kombëtare, premtoi se monedha kineze Renminbi nuk do të zhvlerësohej, duke evituar kështu zhvlerësimin e ri të monedhave të vendeve që vuanin nga kriza. Në përballimin e kësaj krize monetare, Kina zhvilloi bashkëpunim aktiv me komunitetin ndërkombëtar për herë të parë si një vend i përgjegjshëm.

Pas 11 viteve, në vitin 2008, kriza financiare e nisur nga rruga Wall Street-i amerikan ka përfshirë mbarë botën. Në këtë situatë, Kina është bërë ekonomia e 3-të në botë dhe vendi më i madh në zhvillim. Në vitin 2008 Kina dha një kontribut 22% për rritjen ekonomike globale.

Si një anëtare e rëndësishme në sistemin ekonomik botëror, Kina nga njëra anë ka marrë me shpejtësi masa të ndryshme për të ruajtur ritmet e rritjes ekonomike të vendit brenda vendit, në të mirë kjo edhe të qëndrueshmërisë së ekonomisë globale, dhe nga ana tjetër, duke i përmbajtur me vendosmëri politikës së hapur të tregtisë dhe investimeve, ajo ka ndihmuar me veprime konkrete vendet e ndryshme në qëndrueshmërinë e ekonomisë dhe ka marrë pjesë aktivisht në veprimet globale për përballimin e krizës, duke parashtruar mendime të reja për rindërtimin e sistemit ekonomik botëror. Në kohën kur ekonomia e saj ndodhet përpara vështirësive të mëdha, Kina është gati të ndihmojë vendet e tjera, duke dhënë kontributin e saj për daljen e ekonomisë botërore nga kriza. Presidenti i Departamentit të Kinës të Komitetit të Azi-Paqësorit të Ekonomisë Gjermane, Joergen Heraeus u shpreh se kjo "ka vërtetuar se Kina është një partnere e besueshme në krizën financiare globale".

Veprimet e përgjegjshme të Kinës në fushën ekonomike ndërkombëtare janë vetëm një miniaturë e pjesëmarrjes së gjithanshme të Kinës në komunitetin ndërkombëtar dhe e përgjegjësisë së saj përkatëse në të. Para zbatimit të reformës e hapjes, Kina u detyrua të fitonte hapësirën e vet të zhvillimit nëpërmjet shoqërimeve madje kundërvënieve me vende të mëdha dhe frenohej shumë pjesëmarrja e saj në jetën shoqërore ndërkombëtare. Sot Kina është bërë një anëtare e rëndësishme dhe e përgjegjshme e komunitetit ndërkombëtar dhe po luan rolin e vet në fusha ekonomike, politike, të sigurimit tradicional, të sfidave të reja etj.

Në fushën ekonomike, Kina dhe vendet e mëdha kryesore kanë vendosur marrëdhënie të shëndosha dhe të qëndrueshme. Në vitin 1979, Kina vendosi marrëdhënie diplomatike me SHBA-në. Në vitin 1985 ajo normalizoi marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik, në vitin 1998, Kina vendosi me Bashkimin Evropian marrëdhëniet e partneritetit konstruktiv ... Sot ajo ka vendosur me vendet kryesore të botës marrëdhëniet e partneritetit. Qëndrueshmëria e marrëdhënieve midis vendeve të mëdha është një kontribut për paqen dhe stabilitetin e botës.

Kina merr pjesë aktivisht në ndërtimin e vendeve në zhvillim dhe përpiqet për zhvillim të përbashkët.

Kina është një nga krijuesit e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait. Ajo merr pjesë aktivisht në Forumin Rajonal të ASEAN-it, zgjidh në mënyrë paqësore mosmarrëveshjet kufitare me vendet fqinjë, krijon besimin të ndërsjellët lidhur me kufirin dhe ka paraqitur një sërë mendimesh diplomatike, si zhvillimi i përbashkët dhe interesat e përbashkëta, multipolarizimi, demokratizimi i marrëdhënieve ndërkombëtare, shumëllojshmëria kulturore etj. ... Kina ka shfaqur vetëdijen e madhe të përgjegjësisë në trajtimin e marrëdhënieve ndërshtetërore, në sistemin shumëpalësh ndërkombëtar rajonal e global.

Në fushën ushtarake, Kina merr pjesë aktivisht në bashkëpunimin ndërkombëtar dhe merr përsipër përgjegjësinë për mbrojtjen e paqes botërore: Sipas rezolutës së OKB-së, Kina ka dërguar anije ushtarake në ujërat detare të Somalisë për të kryer detyrën e mbrojtjes së lundrimit të anijeve. Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon u shpreh se Kina ka dhënë përkrahje të fuqishme për goditjen e veprimeve të piraterisë somaleze ndaj komuniteti ndërkombëtar, duke treguar rolin e saj të rëndësishëm në çështjet ndërkombëtare.

Qysh nga viti 1990, numri i trupave kineze që kanë marrë pjesë në veprimet paqeruajtëse botërore është shtuar dhe fusha e detyrave paqeruajtëse është zgjeruar pandërprerë. Kina është bërë një nga vendet që kanë dërguar më shumë trupa paqeruajtëse nga 5 vendet anëtare të Këshillit të Përhershëm të OKB-së.

Nga fillimi i shekullit të ri, Kina ka marrë pjesë në thellësi dhe gjerësi të paparë në diskutimet dhe zgjidhjen e problemeve globale, si antiterrorizmi, parandalimi i përhapjes së armëve, përballimi i ndryshimit të klimës etj. Kështu p.sh. në qershor 1992, qeveria kineze nënshkroi "Konventën kornizë të OKB-së mbi ndryshimin e klimës". Në vitin 2006, "Plani i 11-të pesëvjeçar i ekonomisë kombëtare e zhvillimit shoqëror të RP të Kinës" ka përcaktuar objektivin dhe detyrën e kursimit të energjisë dhe pakësimit të shkarkimit. Kina ka marrë pjesë në mënyrë konstruktive në konferencat dhe bisedimet ndërkombëtare mbi ndryshimin e klimës, duke dhënë kontribut pozitiv për mbrojtjen e klimës globale.

Sot, zhvillimi dhe ecja përpara e Kinës është lidhur ngushtë me paqen dhe zhvillimin botëror. Ajo do të vazhdojë të jetë një anëtare e përgjegjshme e komunitetit ndërkombëtar në nxitjen e zhvillimit botëror, të harmonisë njerëzore dhe të krijimit të një bote harmonike. (Pina)

Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China