PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Për interesat e popullit
2009-08-10 18:29:45 cri Printoni

Gjatë 60 vjetëve pas krijimit të Kinës së re, procesi politik është përmirësuar pandërprerë. Në këtë proces është zbatuar gjithmonë parimi themelor "Interesat e popullit janë mbi gjithçka".

Më 1 tetor të vitit 1949, kryetari Mao Cedun shpalli solemnisht në Pekin krijimin e Republikës Popullore të Kinës. Qysh nga ajo kohë, Partia Komuniste e Kinës është bërë partia në fuqi që përfaqëson popullin në ushtrimin e pushtetit shtetëror.

Si t'i siguronte interesat e popullit pushteti i ri? Para krijimit të Kinës së re, Mao Ceduni filloi të mendojë për këtë problem. Në korrik të vitit 1949, ai bëri një bisedë të famshme me personalitetin demokrat Huang Yanpei. Zv-drejtori i Akademisë së Shkencave Shoqërore të Kinës Li Shenming na përshkroi këtë bisedë:

"Huang Yanpei tha se zakonisht një pushtet nuk mund të dalë nga cikli i shuarjes. Mao Ceduni iu përgjigj: 'Kemi gjetur një rrugë të re. Nën mbikëqyrjen e popullit, pushteti ynë nuk do të shuhet.'"

Rruga e re e Mao Cedunit u realizua shpejt pas krijimit të Kinës së re. Në shtator të vitit 1954, u zhvillua në Pekin sesioni i parë i Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës. Në këtë sesion lindi kushtetuta e parë e Republikës Popullore të Kinës ku u përcaktua qartë: "I gjithë pushteti i përket popullit".

Sistemi i Asamblesë Popullore është sistemi bazë politik i Kinës. Sipas këtij sistemi, Asambleja Kombëtare Popullore përgjigjet për ushtrimin e pushtetit shtetëror duke përfshirë hartimin e ligjeve, shqyrtimin e miratimin e planeve kombëtare të zhvillimit ekonomik e shoqëror, shqyrtimin e miratimin e punëve të qeverisë, të gjykatës dhe të prokurorisë, përcaktimin e buxhetit kombëtar, zgjedhjen e përcaktimin e udhëheqësve shtetërorë, diskutimin për çështje të rëndësishme lidhur me jetën shoqërore etj. Deputetët e Asamblesë Kombëtare Popullore dalin nga zgjedhjet demokratike dhe kjo siguron që Asambleja Popullore të shfaqë vullnetin e popullit.

Për një kohë të gjatë pas krijimit të Kinës së re, niveli i zhvillimit ekonomik dhe ai i jetesës së popullit ishin të ulët, prandaj legjislacioni kinez synonte kryesisht zgjidhjen e problemeve lidhur me zhvillimin ekonomik. Gjatë 30 vjetëve të fundit, ekonomia kineze ka arritur rezultate të mëdha, është krijuar në përgjithësi sistemi i ekonomisë së tregut dhe janë përsosur në përgjithësi ligjet e rregulloret në fushën ekonomike. Në të njëjtën kohë, problemi i jetesës së popullit është bërë më i dukshëm, prandaj tani të gjitha punët politike duke përfshirë legjislacionin kanë si qëllim kryesisht zgjidhjen e këtij problemi.

Në fillim të këtij viti, kryetari i Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës Wu Bangguo theksoi rëndësinë e zgjidhjes së problemit të jetesës së popullit:

"Nxitja për zgjidhjen e problemit të jetesës së popullit është një punë e rëndësishme e Komitetit të Përhershëm. Në këtë punë ne kemi lidhur legjislacionin me mbikëqyrjen me qëllim që puna jonë të jetë më efektive."

Në vitin 2008, Asambleja Kombëtare Popullore e Kinës dhe Komiteti i Përhersëm i saj miratuan 9 ligje, shumica prej tyre kanë lidhje me jetën e popullit si "Ligji i sigurisë ushqimore", "Ligji i sigurimeve të njerëzve me aftësi të kufizuara fizike" etj. Në vitin 2009, do të shqyrtohen edhe "Ligji i sigurimeve shoqërore", "Ligji i ndihmës shoqërore" etj., që kanë lidhje të ngushtë me jetesën e popullit.

Krahas vëmendjes ndaj jetës së popullit, vitet e fundit, procesi legjislativ në Kinë është bërë më i hapur dhe më demokratik. Tani kur duhet të shqyrtohet një projektligj i rëndësishëm, Asambleja Kombëtare Popullore kërkon së pari nëpërmjet internetit, gazetës, radios, televizionit etj. mendimet e popullit. Qysh nga prilli i vitit të kaluar, për 17 projektligje është kërkuar mendimi i shoqërisë. Për shembull pas publikimit të "Projektligjit të sigurimeve shoqërore", Komiteti i Përhershëm i Asamblesë Kombëtare Popullore mori mbi 70 mijë mendime.

Deputetja e Asamblesë Kombëtare Popullore dhe profesoresha e drejtësisë Wang Mingwen u shpreh se tejdukshmëria dhe demokracia në fushën e legjislacionit janë në favor të lidhjes së ngushtë të ligjeve me kërkesat aktuale:

"Një progres i madh në fushën legjislative është që Komiteti i Përhershëm i Asamblesë Kombëtare Popullore publikon tekstin e projektligjit për të kërkuar mendimet e qarqeve të ndryshme. Kjo është një mënyrë shumë e mirë."

Parimi "Interesat e popullit janë mbi gjithçka" është shfaqur në të gjitha anët. Në fshatin Chatang të qytetit Taizhou të provincës Zhejiang në Kinën Lindore, në fillim të vitit 2006, disa kuadro të fshatit paraqitën kërkesën të rindërtohej zyra, kurse disa kuadro të tjerë shprehën shpresën të riparohej rruga e prishur e fshatit. Këto dy gjëra ngjallën diskutime të zjarrta në fshat. Fshatari Fan Shunqiu kujtoi:

"Ne shpresonim të rindërtohej rruga, kjo ishte në favor të zhvillimit ekonomik të fshatit."

Nëpërmjet votimit demokratik, më se 90% e fshatarëve përkrahën rindërtimin e rrugës. Krahas rindërtimit të rrugës, fshati dha edhe 250 mijë juanë dhe ndërtoi një pellg të trajtimit të ujërave të ndotura. Sot Chatang është bërë një fshat i famshëm ekologjik.

Kjo formë e demokracisë bazë luan një rol shumë të rëndësishëm në fshat dhe në lagjet e qyteteve. Zv-drejtori i Akademisë së Shkencave Shoqërore të Kinës Li Shenming tha:

"Kjo është në të vërtetë një formë që siguron pjesëmarrjen e masave popullore në qeverisjen." (Fani)

Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China