PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Hu Jintao u takua me krerët e delegacioneve të marinës së 29 vendeve
2009-04-23 19:53:50 cri Printoni

Kryetari i shtetit i Kinës dhe kryetar i Këshillit Qendror Ushtarak Hu Jintao u takua më 23 prill paradite me drejtuesit e delegacioneve të forcave detare të 29 vendeve që morën pjesë në ceremoninë përkujtimore të 60-vjetorit të krijimit të Forcave Detare të Ushtrisë Popullore Çlirimtare të Kinës. Z. Hu Jintao u shprehu mirëseardhjen funksionarëve dhe ushtarakëve të forcave detare të vendeve të ndryshme që morën pjesë në këtë ceremoni.


Hu Jintao tha se ky aktivitet i marinës së vendeve të ndryshme është me temën "Harmonia e deteve". Forcat Detare të Kinës zhvillojnë bashkëpunimin ndërkombëtar të sigurisë në dete dhe zbatojnë gjithmonë "Kartën e OKB-së", "Konventën e Ligjit Detar të OKB-së" dhe normat e tjera të marrëdhënieve ndërkombëtare, këmbëngulin për sigurinë dhe zhvillimin e përbashkët, si dhe ruajnë sigurinë në det.

Përfaqësuesi i delegacioneve të forcave detare të vendeve të huaja, komandanti i Marinës së Brazilit Eduardo Medina-Mora shprehu urime për 60-vjetorin e krijimit të Forcave Detare të Ushtrisë Popullore Çlirimtare të Kinës dhe shprehu vlerësim të lartë lidhur me përpjekjet e qeverisë dhe të ushtrisë kineze për krijimin e detit të harmonishëm. (Çang Çuo) (Artan)


1 2 3 4 5 6 7 8
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China