PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Vizita e Ylli Pepos në Shangai
2009-03-20 20:51:44 cri Printoni

Kur ekipi i filmit të Ylli Pepos mbërriti në aeroportin "Hong Qiao" të Shangait, ishte mbrëmje vonë. 33 vjet kanë kaluar. Në atë kohë kishte vetëm ndërtesa banimi të ulëta, ndërsa tani ka kudo vetëm rrokaqiej. Rrugët e vogla janë bërë autostrada të gjera.

Para 33 vjetëve, ekipi i Ylli Pepos zgjodhi bregun e lumit Huang Pu për ta xhiruar. Atje Ylli Pepo më tregoi se para 33 vjetëve ai qëndroi në Hotelin e Paqes, që është afër lumit Huang Pu. Në atë kohë këtu nuk kishte panorama të lulëzuara. Duke parë të rinjtë që kalonin, Ylli Pepos iu kujtuan shumë nga gjërat që pa në qytetin e Shangai para 33 vjetëve.

Këtu Ylli Pepo xhiroi me kamerën e vet shumë pamje të njerëzve të panjohur. Disa janë shangajas, disa janë punëtorë nga provincat e tjera dhe disa të tjerë udhëtarë të huaj.

Në zemrën e Ylli Pepos, njerëzit që kanë përvojë jetësore në qytetin e Shangait mund të pasqyrojnë më mirë fantazinë e këtij qyteti.

Në bregun e lumit Huang Pu Ylli Pepo dëgjoi disa tinguj të instrumentit muzikor er hu. Një i moshuar i binte er hu-së duke interpretuar melodinë e bukur "Liang Zhu". I thashë Ylli Pepos që ky është një tregim dashurie kinez si Romeo dhe Zhulieta. Kam përshtypjen se ai e pëlqen shumë muzikën tradicionale kineze.

Kur mbërriti në rrugën "Nan Kin", e pyeta se si ishte pamja e kësaj rruge para 33 vjetëve. Ai më tha se në atë kohë nuk kishte kaq shumë ndërtesa të larta dhe vetura. Tani kjo rrugë është e ngarkuar shumë

Kur pa godinën televizive "Perla e Lindjes", Ylli Pepo tha se godinat e Pu Dong-ut ndryshojnë nga njëri-tjetra dhe shumë prej tyre janë ndërtesa koncepti.

Gjatë vizitës në Shangai, Ylli Pepo xhiroi shumë infrastruktura simbolike të pas viteve '90. Gjatë xhirimit në Qendrën Artistike të Lindjes, Ylli Pepo e lavdëroi shumë atë. Ai tha se kjo qendër është qendra me funksionet më të shumta dhe më moderne që ka parë.

Qyteti i Shangait është qendra kryesore ekonomike në historinë moderne të Kinës. Gjendja ekonomike e këtij qyteti është lavdëruar shumë nga njerëzit. Para 33 vjetëve regjisori Ylli Pepo zgjodhi Shangain, sepse ky qytet pasqyron pamjen e rëndësishme të ekonomisë së Kinës.

Jashtë Bursës së Shangait, Ylli Pepo tha se financa është shtyllë e rëndësishme e ekonomisë së Kinës. Bursa e Shangait, si një nga bursat e Kinës, luan të njëjtin rol si sjo e Tokios, Hong-Kongut etj.

Industria e çelikut është shtylla tjetër e ekonomisë së Shangait. Para 30 vjetëve, ndërmarrja e çelikut "Bao Shan" e ndihmoi Shqipërinë për të ndërtuar disa uzina çeliku në Elbasan.

Gjatë vizitës në këtë ndërmarrje, Ylli Pepo mësoi se ajo ka dhuruar 1 milion dollarë amerikanë për të ndërtuar stadiume të olimpiadës.

Jashtë uzinës së ndërmarrjes së çelikut "Bao Shan" Ylli Pepo pa papritur disa drerë. Zakonisht ndotjet e ndërmarrjeve të çelikut janë shumë së rënda, por dreri mund të jetojë këtu. Ky fakt tregon se mbrojtja e mjedisit në këtë ndërmarrje është shumë e mirë, dhe fokusi i Yllit u tërhoq edhe edhe nga kjo.

Pasi admiroj filmin dokumentar të Ylli Pepos para 30 vjetëve "Marsho, Kina e madhe e revolucionit", unë mendoj se ndërtesat e qytetit gjithmonë janë pjesë e rëndësishme përbërëse e materialeve të xhirimit të regjisorit. Në pallatin e projektimit të qytetit të Shangait Ylli pa tërë procesin e zhvillmit të qytetit Shangai. Sot parulla e zhvillimit të qytetit Shangai është "Better City, Better Life".

Një shoqërues në qytetin e Shangait i tha Yllit se ky qytet u krijua në vitin 1291 dhe deri më sot ka një histori mbi 700-vjeçare. Në fillim Shangai ishte vetëm një qytezë.

Emri i shkurtër i Shangait është "Hu", ai vjen nga një lloj vegle pune e peshkatarëve. Kur e dëgjoi këtë, z. Ylli u interesua shumë dhe pyeste pandërprerë.

Duke parë atë fotografi të vjetër, Ylli Pepo pyeti se ku ndodhet tani ai pallat i para 30 vjetëve? Përpara dritares shoqëruesi ia tregoi. Si të kishte parë një mik të vjetër, Ylli u prek nga kalimi i kohës.

Në sallën e ekspozitës së ekraneve të gjera u interpretua muzikë, aty për aty të gjitha ishin si në film. Të gjithë vizitorët ishin si në një anije të madhe që lundronte në lumin Huang Pu. Pamja ishte shumë e bukur. Ylli tha se ky është lundrim historik-me përparimin e anijes ai sikur ka parë të ardhmen e Shangait.

Z. Ylli tha se nga zhvillimi i Shangait pasqyrohet rezultati i përpjekjeve të popullit kinez gjatë gjysmë shekulli. Të gjitha këto nuk mund të imagjinoheshin fare në të kaluarën.

Para se të përfundonin punën e xhirimit në Shangai, Ylli tha se zhvillimi i ekonomisë së Shangait dhe përdorimi i teknologjisë së lartë i ka sjellë popullit kinez një jetë të lumtur. Zhvillimi i Shangait është një shembull shumë i mirë. Populli kinez po krijon jetën e vet të lumtur me duart e veta.

Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China