Një i moshuar afro 60 vjeçar. Një regjisor i njohur edhe në botë. Pas 33 vjetëve Ylli Pepo u kthye përsëri në vendin sekret të lindjes—Kinën.
Më 31 janar pasdite, një aeroplan u ul ngadalë në aeroportin e kryeqytetit, Pekin. Ekipi i filmit të Ylli Pepo-s erdhi tek ne. Na duket një i moshuar me kostum të zezë, pak i shëndetshëm dhe shpirtëror.
Në rrugë, Ylli Pepo përsërit vazhdimisht emrin e shoqëruesit të atëhershëm Zheng Zhongxu. Duke parë godinën e vjetër të aeroportit, z.Pepo iu kujtuan shumë gjëra. I dukej që ishte kthyer në Pekinin e para 33 vjetëve.
Në autostradën e aeroportit, Ylli Pepo na tha dhe arsyen e xhirimit të filmit dokumentar para 33 vjetëve. Ekipi i filmit të tij erdhi në Kinë për të xhiruar një film dokumentar me titull "Marshon. Kina e madhe e revolucionit", i cili ishte mirëpritur shumë në Shqipëri.
Kur mbërriti në hotel, Ylli Pepo e njohu z. Zheng i cili ishte shoqëruesi i tij para 33 vjetëve. Të rinjtë e atëkohshëm janë të moshuarit tani. Ata e përqafuan njëri-tjetrin si të afërm të ngushtë që nuk janë parë për një kohë të gjatë.
Meqë nuk e kanë parë njëri-tjerin për 33 vjet, Ylli Pepo ende lavdëroi shqipen e Zheng-ut.
Ata biseduan për familjet, punët dhe jetën. Ylli Pepo kujtoi se para 33 vjetëve ata harxhuan 3 muaj kohë për të vizituar 8 provinca, me qëllim që të pasqyrojnë zhvillimin e Kinës në udhëheqjen e partisë komuniste të Kinës.
Gajtë xhirimit në Pekin, Ylli Pepo krahasoi shpesh herë jetën e pekinasve të tanishëm me atë para 33 vjetëve. Ai tha se në atë kohë niveli i jetesës së kinezëve nuk ishte i lartë dhe nuk kishte aktivitete zbavitëse të larmishme. Në parkun Zi Zhuyuan, Ylli Pepo pa që të moshuarit kinezë kanë jetë të larmishme, ata luanin Tai Chi dhe vallëzonin.
Pas bisedimeve me Ylli Pepon. Mësohet se kohët e fundit puna kryesore e tij është ky film dokumentar dhe të gjithë kolegët kinezë kanë ndihmuar shumë për punët përgatitore të tij.
Gjatë xhirimit në sheshin Tian 'Anmen, Ylli Pepo pa rrugën që ka kaluar para 33 vjetëve dhe ushtarët solemnë, të cilët e prekin atë shumë. Ai tregoi me gisht një dyshek guri dhe tha se kjo ishte pika e xhirimit të tij para 33 vjetëve. Ata kanë shkuar edhe në kulmin e godinës së Tian 'Anmen-it për të xhiruar pamje të përgjithshme atje. Këto filmime u harëxuan atyre 2 ditë kohë.
Në të vërtetë, me kë rast, Ylli Pepo dëshiron t'i pasqyrojë popullit shqiptar dhe popullit evropian punët përgatitore për Lojërat Olimpike të Pekinit që do të zhvillohen në vitin 2008.
Gjatë xhirimit në Komisionin Organizativ të Lojërave Olimpike të Pekinit, ai e pyeti drejtorin e përgjithshëm të kësaj organizate për mbrojtjen e mjedisit, zhvillimin e ndërtimit të stadiumeve etj.
Në stadumin kombëtar "Fole", duke parë punëtorët, ai i lavdëroi ata.
Kur mori vesh vëllimin e shfrytëzimit të çelikut gjatë ndërtimit të këtij studiumi, ai është tronditur shumë.
Ai beson se Lojërat Olimpike të Pekinit në vitin 2008 do të bëhen një banket sportiv madhështor.
Ky ekip kaloi ditën e fundit të vizitës në Murin e Madh. Ai i tregoi kolegëve të tij që Muri i Madh është e vetmja infrastrukturë që mund të shikohet deri në hënë.
Atje ai edhe u përpoq të kërkojë emrin e tij të gdhendur në një nga gurët e Murit të Madh.
Pas shumë përpjekjeve, më në fund ai nuk e gjeti emrin e vet. Në fytyrën e Ylli Pepos u pa keqardhja.
Kina ka ndryshuar shumë gjatë kalimit të kohës. Në zemrën e Ylli Pepos, Kina është vendi që i ka dhënë Shqipërisë shumë ndihmë. Ai mendon se populli kinez i ka dhënë kontribut Kinës për të realizuar zhvillimin e tanishëm kaq të shpejtë.