PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Brittany Murphy vdes në moshën 32-vjeçare
2009-12-21 15:07:18 cri komenti juaj Printoni

Aktorja Brittany Murphy dhe repisti Eminem në filmin "8 Mile". [Photo: Universal Studios/imdb.com]

Brittany Murphy, aktorja amerikane që u bë njohur me filmin fitues të "Oskarit" "8 milje" ("8 Mile"), vdiq të dielën në Los Anxhelos. Ajo ishte 32 vjeç.

Sipas agjencisë amerikane të lajmeve "The Associated Press", Murphy u deklarua e vdekur në një qendër mjekësore të Los Anxhelosit dhe policia ka nisur hetimin mbi vdekjen e papritur të kësaj aktoreje. Zëdhënësi i spitalit nuk ka ofruar hollësi mbi shkaqet e mundshme të vdekjes së Murphy-t.

Lindur në 1977, ajo e filloi karrierën e aktores në fillim të viteve '90 me disa role të vogla në film. Ajo u njoh nga të gjithë me filmat "Vajzë, e ndërprerë" ("Girl, Interrupted"), "Sin City" ("Qytet mëkati") dhe "Pa ide" ("Clueless"). (Wang Xianya) (Artan)

Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China