Më 17 dhjetor në Los Anxhelos u mbajt ceremonia e shpalljes së emërimeve për çmimet e Shoqatës së Aktorëve të Skenës, ku morën pjesë edhe aktorët Michelle Monaghan dhe Chris O'Donnell.
Të kandiduarit janë pothuajse të njëjtë me ata të nominuar për çmimet "Globi i artë", ndryshimi është që Jeremy Renner, i cili luan rolin kryesor në filmin "The Hurt Locker", u emërua për "Aktorin më të mirë në rol kryesor" dhe Diane Kruger u kandidua për "Aktoren më të mirë në rol jokryesor" me filmin "Inglourious Basterds".