FOTO: Sina
Më 15 dhjetor u publikua në Hollivud lista e të kandiduarve për edicionin e 67-të të çmimeve "Globi i artë". Këta yje të emëruar, duke përfshirë aktorë, regjisorë dhe prodhues, shprehën emocionet e veta me rastin e kandidimit.
"Kurrë nuk më është shuar drita e ëndrrës, madje sot ajo është jashtëzakonisht e ndritshme."
Marion Cotillard, e emëruar për "Aktoren më e mirë" në kategorinë e komedisë ose komedisë muzikore me filmin "Nëntë" ("Nine").
"Ëshët nderi më i madh në karrierën time që të luaj rolin e presidentit të Afrikës së Jugut Nelson Mandela, dhe shpresoj që interpretimi im t'i sjellë kënaqësi Mandelës."
Morgen Freeman, i kandiduar për "Aktorin më të mirë" në kategorinë e filmit dramë me filmin "Invictus".
"Falënderoj shumë Shoqatën e gazetarëve të huaj të Hollivudit, e cila e bëri time më të qante në dyqan. E ndiej veten shumë të nderuar, jam kaq e emocionuar sa s'më dalin fjalët."
Carry Mulligan, e emëruar për "Aktoren më të mirë" në kategorinë e filmit dramë me filmin "Edukim" (An Education).
"Po shikoja transmetimin në televizor, nuk e dija emri im do të përmendej apo jo, ky është momenti më emocionues. "
Jason Reitman, kandidat për "Regjisorin më të mirë" dhe "Skenarin më të mirë".
"Nuk e mendoja që do të emërohesha as pas 1 milion vjetësh. Kjo është absolutisht një ëndërr e një vajze të vogël të konkurroj për 'Globin e artë' me filmin 'Sipër në ajër'" ("Up in the Air").
Terri Tatchel, e kandiduar për "Skenarin më të mirë" me filmin "Distrikt 9" (District 9). (Wang Xianya) (Artan)