Avatar
Ditët e fundit Akademia e Artit të Pikturës së Animuar dhe Shkencës publikoi listën paraprake për të emëruar për çmimin e "Efektit pamor" të edicionit të 82-të të Çmimeve Oskar, ku përfshihen 15 filma. Të gjithë filmat pothuajse janë vepra të mëdha me efekt të veçantë pamor. Por çudia e madhe është që "Kockat e bukura" ("The Lovely Bones"), "Wolverine: Origjina e X-Men-it" (X-Men Origins: Wolverine) dhe "Nata në muzeum 2" mbeten jashtë listës.
15 filmat e emëruar janë:
"Engjëj dhe demonë" ("Angels & Demons")
"Avatar"
"Coralines"
"Një këngë Krishtlindjeje" ("A Christmas Carol")
"Distrikti 9" ("District 9")
"Forca G" ("G-Force")
"G.I. Joe: Ngritja e Kobrës" ("G.I. Joe: The Rise of Cobra")
"Harry Potter dhe Princi me gjak të përzier" ("Harry Potter and the Half Blood Prince ")
"Sherlock Holmes"
"Star Trek"
"Asgjësuesi - Shpëtimi" ("Terminator Salvation")
"Transformues: Hakmarrja e të rënëve" ("Transformers: Revenge of the Fallen")
"2012"
"Watchman"
"Atje ku janë gjërat e egra"
Ndër 15 filmat, 3 janë prodhuar me efekt 3-D, "Avatar", "Coralines" e "Force-G". "Avatar" është më i favorizuari ndër të tre.
3 filmat e fundit kandidatë do të publikohen më 21 janar të vitit 2010, ndërsa ceremonia e dhënies së çmimeve do të zhvillohet më 7 mars. (Wang Xianya)