Në këtë film fantastik me 230 milionë dollarë investime, James Cameron krijon një botë të re jashtëtokësore që quhet Pandora, ku avatarët, ose qeniet hibride që janë një përzierje e njeriut dhe e një specieje tjetër lokale të quajtur na'vi, luftojnë me na'vi-të me gjak të pastër - qenie blu e gjatë jashtëtokësore - për një lloj minerali të çmuar në planet.
Cameron-i thotë se "Avatari" është frymëzuar nga të gjitha ëndrrat e tij.
"Për mua, 'Avatari' është mundësia për të bërë llojin e filmit që e kam ëndërruar prej kohësh, ku mund të krijoni një mjedis, bimë, peizazhe dhe qenie e ndryshme," shprehet ai.