Mediat po rrinë përpara shtëpisë alpine "Rruga e qumështit" ("Milky Way") të Roman Polanskit, regjisor fitues i çmimit "Oskar", në pikën turistike malore Gstaad të Zvicrës, më 6 dhjetor 2009.
Emmanuelle Seigner, bashkëshortja e Polanskit, duke hedhur një vështrim jashtë dritares. [Foto: Hsinhua/Rojter]
Të premten e kaluar Polanski u lirua me kusht dhe u vendos në arrest shtëpie nga autoritetet zvicerane, duke u lejuar të qëndrojë vetëm brenda shtëpisë së tij luksoze në Alpe. Javën e kaluar gjykata zvicerane miratoi lirimin me kusht të këtij regjisori me një shumë prej 4.49 milionë dollarësh, teksa regjisori lufton kundër ekstradimit të tij në Shtetet e Bashkuara për akuzën mbi përdhunimin e një vajze të vogël në vitet '70.
Polanski u arrestua me kërkesën e Amerikës kur ai arriti në Zvicër më 26 shtator, për të marrë çmimin për arritjet e gjithë jetës në një festival filmi. [Foto: Hsinhua/Rojter]