Më 4 dhjetor u hap në Pekin Festivali i Filmit i Australisë i vitit 2009, që do të zgjasë deri më 13 dhjetor. Në këtë festival do të shfaqen shumë filma australianë, ndër të cilët edhe filma vizatimorë dhe filma dokumentarë. Ndër ta përfshihen filmat vizatimorë "Mary&Max" dhe "Happy Feet", filmat artistikë "Razzle Dazzle", "Samson and Delilah" e "Look Both Ways", filmat historikë "Ten Canoes" e "Australia" dhe filmi komik "Kenny". Këta filma do të shfaqen me zërin origjinal, duke u shoqëruar me subtitra në anglisht. (Xiaoyu) (Artan)