Sipas njoftimit të ditës së enjte, Departamenti zviceran i Drejtësisë ka marrë vendimin të lirojë me kusht regjisorin Roman Polanski.
Të mërkurën Gjykata Kriminale Federale deklaroi se Polanski do të lirohej me kusht, ndërkohë që regjisori po kundërshton ekstradimin për në Shtetet e Bashkuara.
Lirimi i Polanskit garantohet me një shumë prej 4.49 milionë dollarësh. Polanski mund të lirohet me kusht që policia lokale e Zurihut të ketë dokumentet e udhëtimit dhe verifikimin e identitetit të regjisorit.
Polanski do të mbahet në arrest shtëpie në shtëpinë e tij në Gstand, nën kontroll elektronik. Liria me kusht shfuqizohet nëse ai largohet nga shtëpia. (Wang Xianya)