Zonja e parë e Francës, Carla Bruni shpalli qëllimin e saj për të luajtur një pjesë në filmin e ardhshëm të Woody Allen, regjisori fitues i çmimit Oskar.
Bruni tregoi për televizionin "Canal+" të hënën se ajo ka pranuar ftesën e Woody Allen dhe do të luajë një pjesë në filmin e tij të ardhshëm.
"Woody Allen më këshilloi të luajë një pjesë në veprën e tij të ardhshme, por ende nuk jam e qartë çfarë roli është, megjithatë unë thashë po…Nuk jam një aktore profesioniste. Ndoshta do të mbetem krejt e pashpresë, mirëpo nuk dua të më humb një rast të tillë," kështu tha Bruni.
Allen ka paraqitur dëshirën e tij të punojë bashkë me Brunin kur erdhi në Paris për promovimin e filmit të tij të fundit "Whatever Works".
"Jam e sigurtë që ajo do të jetë e mrekullueshme, se ajo është tërheqëse dhe ajo bën shfaqje, andaj nuk është e panjohur për shikuesit. Dhe unë do ta xhiroj në mënyrë të ndryshme," kështu komentoi Allen për Brunin. (Wang Xianya)