Filmi fantastiko-shkencor "Distrikti 9" (District 9) do të shfaqet më 27 nëntor. Regjisori i këtij filmi Peter Jackson ka bërë rregullime të posaçme për këtë film për shikuesit kinezë. Në filmin që do të shfaqet në Kinë, do të ketë episode që nuk do të shfaqen në vendet e tjera.
Filmi tregon për një grup qeniesh jashtëtokësore që kanë ardhur në Tokë. Ata nuk mund t'i dëmtojnë njerëzit, por këta të fundit frikësohen shumë dhe i çojnë jashtëtokësorët në një rajon të Afrikës së Jugut, që quhet "Distrikti 9" ... (Xiaoyu)