Shpëtimi përfundimtar
Filmi kinez "Shpëtimi përfundimtar"(Ultimate Rescue) ishte emëruar në kategorinë "Filmi televiziv më i mirë" në ceremoninë e dhënies së çmimeve ndërkombëtare Emmy, ndërkohë që me interpretimin e tij të rolit kryesor në këtë film, Li Chen ishte emëruar për "Aktrimin më të mirë nga një aktor".
"Shpëtimi përfundimtar" është një tregim me ritëm të ngjeshur. Një foshnje 1-vjeçare i ngec një copë kocke pule në grykë dhe duhet çuar në spital menjëherë, por në rrugë ndodhën një sërë krizash që pengojnë dërgimin e saj në spital. Fatmirësisht, njerëzit nga të katër anët e këtij qyteti japin ndihmë për të shpëtuar jetën e kësaj foshnje...
Li Chen
Li Chen, aktori kinez në film luan rolin e shoferit të taksë. Vlen të përmendet që 24 nëntori, dita ku zhvillohej ceremonia e dhënies së Çmimeve Ndërkombëtare Emmy në Nju-Jork, ishte ditëlindja e 31-të e Li Chen-it. Po të ishte ishte nderuar për aktrimin më të mirë, kjo do të ishte dhurata më e mirë për ditëlindjen e tij. (Wang Xianya)