Siç njoftohet, më 24 nëntor u zhvillua në Nju-Jork, mbrëmja e dhënies së çmimeve ndërkombëtare Emmy. Gjithsej 41 prodhime të shkëlqyera televizive nga 17 shtete të botës dhe mbi 100 punonjës televizivë konkurruan për çmimet. Vetëm britanikët fituan 5 çmime nga 10 çmimet Emmy, duke u bërë fituesit më të mëdhenj në edicionin e këtij viti.
Në çmimet Emmy konkurruan telenovela kineze gjithashtu, ku dhe u emërua për çmim në kategorinë e "Aktrimit më të mirë për një aktor", por që në fund nuk mundi të fitojë. (Xiaoyu)