Filmi "2012" i xhiruar nga Ronald Emmerich ka fituar 225 milionë dollarë në mbarë globin qysh nga fundjava e parë e shfaqjes në vende të ndryshme. Vetëm në Kinë, ky film ka fituar 80 milionë yuanë.
Megjithëse kritikët janë të mendimit që përmbajtja e filmit nuk është krijuese, Emmerich vetë ka vendosur ta bëjë këtë film "mbretin" e filmave me temën e fatkeqësisë.
Përveç kësaj, Emmerich ka plan të xhirojë dramën televizive "2013" që bën fjalë për jetën e një grupi të mbijetuarish pas fatkeqësisë së vitit 2012 dhe se si do të ndërtojnë ata një botë të re.
Seria televizive do t'i vërë rëndësi tregimit dhe jo efekteve pamore. (Wang Xianya)