PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Franca cakton Ditën e Clint Eastwood-it
2009-11-17 17:09:12 cri komenti juaj Printoni

Clint Eastwood

Presidenti francez Nicolas Sarkozy vendosi të caktojë të premten, 13 nëntor, Ditën e Clint Eastwood-it, me anë të emërimit të këtij aktor-regjisori amerikan komandant i Legjionit francez të Nderit.

Si mjeshtëri i Urdhrit, Sarkozy lartëson meritën e Eastwood-it si një aktor dhe regjisor në historinë e filmit thotë një njoftimin e publikuar nga Zyra e presidentit.

"Kjo dekoratë është një dëshmi për të njohur legjendën e një miku të rëndësishëm dhe të çmuar të Francës dhe popullit francez", thuhet në njoftim.

Eastwood që ditët e fundit ndodhet në Londër po merret me xhirimin e filmit të ri "Hereafter" (Më pas) me Matt Damon dhe aktoren belge Cecile de France, pasi mbaroi xhirimin e pjesës së këtij filmi në Paris disa javë përpara.

Eastwood, 79 vjeç, ka fituar Çmimin e Akademisë për Regjisorin më të Mirë me filmin "Unforgiven" (1992) dhe "Million Dollar Baby" (2004), krahas 5 çmimeve të Globit të Artë për veprat e tjera të tij.

I krijuar nga Napoleon Bonaparti në vitin 1802, Nderi i Legjionit është një ndër Urdhrat më prestigjioze të Francës dhe nderi më i lartë i vendit. (Wang Xianya)

Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China