Nicole Kidman
Nicole Kidman është zotuar se kurrë nuk do të rrëfejë të fshehtat e jetës dhe marrëdhënieve të saj me ish-bashkëshortin Tom Cruise.
Aktorja australiane Nicole Kidman zbukuroi koperitinën e botimit të dhejtorit të revistës britanike "GQ".
Aktorja, që tashmë është martuar me këngëtarin Keith Urban, tha se të fshehtat e martesës 10-vjeçare me Tom Cruise do të varrosen me të.
"Nuk kam diskutuar për atë martesë të ndërlikuar dhe kurrë nuk do të diskutoj", "Telegraph" citoi fjalët e saj.
"Kam djegur shumicën e ditarëve të mi pasi u rimartova. Ju do të gjenit vetëm gjëra të këqija," shtoi ajo.
Ky yll 42-vjeçar tha më tej: "Unë nuk do të shkruaj libër. Do të shkoj në varr me të gjitha të fshehtat dhe tregimet e mia." (Wang Xianya)