Sipas njoftimeve, marrëdhëniet e këngëtares Madona dhe të dashurit të saj Jesus Luz janë gjithnjë e më të stabilizuara qysh nga fillimi i këtij viti kur të dy ranë në dashuri.
Siç bëri të ditur gazeta britanike "The Sun", Madona do të fluturojë për në Brazil sot për të vizituar prindërit e Luzit. Një burim tjetër tha që udhëtimi i Madonës nënkupton që ky çift ka plan martese.
Madona është 28 vjet më e madhe se Jesus Luz, madje 14 vjet më e madhe sesa nëna e Luzit, Christian, çka e bën yllin e popit pak a shumë nervoze. Por sipas mikeshe të Madonës, "Madona e do shumë Jesusin. Ai (Jesusi) i trajton marrëdhëniet e tyre me seriozitet dhe dëshiron të martohet me të. Madona nuk do që ta humbë Luzin, prandaj me rastin e vizitës te prindërit e tij, ajo tregon sinqeritetin e vet që do të lidhet përgjithmonë me Luzin." (Wang Xianya) (Artan)