PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
80 filma mblidhen në Pekin
2009-11-09 15:48:14 cri komenti juaj Printoni

Gjithsej 80 filma të prodhuar nga studentët prej më shumë se 40 vendeve dhe rajoneve po konkurrojnë në edicionin e 8-të të Festivalit Ndërkombëtar Studentor të Filmit dhe Videos që organizohet nga Akademia e Filmit e Pekinit.

Më shumë se 700 filma ishin kandidatë për të hyrë në këtë festival, tha Zhang Huijun, kryetari i Akademisë dhe i Festivalit.

60 vepra nga studentët e huaj dhe 20 të tjera nga pjesa kontinentale e Kinës, Hong-Kongu, Makaoja dhe Tajvani janë konfirmuar si pjesëmarrësit përfundimtarë.

8 filma me metrazh të shkurtër nga Izraeli, Australia, Belgjika, Brazili, Kina, Franca, Republika e Çekisë dhe Bullgaria u shfaqën të dielën në ceremoninë e hapjes, duke përfshirë filma artistikë, dokumentare dhe vizatimorë. (Wang Xianya) (Artan)

Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China