Avatar
Numri i kinemave 3D është rritur dukshëm në vitin 2009, sidomos në tregun perëndimor. Duhet përmendur që tani numri i kinemave 3D në SHBA është dyfishuar në krahasim me fillimin e këtij viti, duke arritur në afro 1800. Deri më 6 nëntor, kur do të shfaqet filmi 3D i Xhim Kerit "Një këngë krishtlindjeje" ("A Christmas Carol"), do të ketë 2000 salla kinemaje 3D në Amerikë, ndërsa kur të vijë "Avatar" i regjisorit James Cameron, shikuesit amerikanë mund të gëzojnë efektet tredimensionale në më shumë se 2400 salla kinemaje.
Britania e Madhe dhe Kina janë vendet që radhiten pas SHBA-së për nga numri i kinemave 3D. (Wang Xianya) (Artan)