Regjisori amerikan me origjinë kineze Ang Lee bëri të ditur më 26 tetor në Londër se ai po përgatitet të bëjë një film të ri që pasqyron lundrimin e shtyrë nga rryma në det.
Po atë ditë Ang Lee mori pjesë në ceremoninë e shfaqjes së filmit të tij "Taking Woodstock" në Festivalin e Filmit të Londrës. Ai tha në një intervistë se "Filmi i ardhshëm do të jetë "Jeta e Pi-së" ("Life of Pi"), që bën fjalë për aventurën e një djali indian me një tigër gjatë lundrimit të tyre të shtyrë nga rryma në Oqeanin Paqesor. Tani për tani po bëj skenarin dhe shpresoj që vitin e ardhshëm të fillojë puna e xhirimit dhe një pjesë do të xhirohet në Indi."
Në edicionin e 53-të të Festvalit të Filmit të Londrës, që u hap më 14 tetor, do të shfaqen 191 filma të gjatë dhe 113 të shkurtër, të ardhur nga 46 vende e rajone; ndër to 15 filma shfaqen për herë të parë dhe ka 3 filma kinezë. (Wang Xianya)