Më 23 tetor në kryeqytetin kinez Pekin nisi të shfaqet filmi vizatimor "Astro Boy". Gjatë 3 ditëve, vlera e biletave të shitura ishte shumë e madhe, duke i kaluar 40 milionë juanët.
Ky film vizatimor ka ndikuar mbi 2 breza kinezësh më parë, ndërsa në këtë version të ri janë shtuar elemente moderne, duke u bërë një film i përshtatshëm për shikuesit nga 5- deri 50-vjeçarë.
Siç njoftohet, është e rrallë që një film vizatimor të arrijë këtë vlerë të madhe brenda 3 ditësh. Sipas reagimit të tregut, biletat e shitura të këtij filmi ka shpresa ta kalojnë vlerën 200 milionë juanë. (Xiaoyu) (Artan)