Në vitin 2009, filmi i fundit i importuar në Kinë është "Rajoni 9" (District 9). Ky film i regjisorit Peter Jackson do të fillojë të shfaqet më 27 nëntor.
Në gushtin e sivjetshëm, pas shfaqjes në Amerikën e Veriut, ky film ishte më i vlerësuari dhe pati vlerën më të madhe të biletave të shitura në stinën e verës. Filmi tregon për një grup qeniesh jashtëtokësore që kanë ardhur në Tokë. Ata nuk mund t'i dëmtojnë njerëzit, por këta të fundit frikësohen shumë dhe i çojnë jashtëtokësorët në një rajon të Afrikës së Jugut, që quhet "Rajoni 9" ... (Xiaoyu) (Artan)