Më 11 tetor u shfaq në Los Anxhelos filmi i regjisorit Pedro Almodovar "Përqafime të thyera", me protagoniste fituesen e çmimit "Oskar" si aktorja më e mirë jokryesore Penelope Cruz. Shfaqja e këtij filmi shënon hapjen zyrtare të Festivalit të 13-të Ndërkombëtar të Filmit të Gjuhës Latine, i cili do të zgjasë 6 ditë.
Siç njoftohet nga organizatorët, 75 filma artistikë, dokumentarë dhe me metrazh të shkurtër në gjuhën spanjolle dhe gjuhën portugeze marrin pjesë në këtë festival. (Xiaoyu) (Artan)