PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Ang Lee refuzoi të përdorë drogën për frymëzim
2009-10-12 15:52:05 cri komenti juaj Printoni

Regjisori Ang Lee duke bërë gjeste në konferencën e shtypit për filmin e tij të ri "Taking Woodstock" të hënën, 5 tetor 2009, në Tajpei të Tajvanit. [FOTO: tungstar/sina.com]

Regjisorit Ang Lee iu këshillua të pinte marihuanë për të përjetuar ndjenjat e përdoruesve të drogës në filmin e tij të fundit "Taking Woodstock", mirëpo ai nuk pranoi.

Para se të fillonte punën e xhirimit, Lee ishte i shqetësuar për këtë aspekt të filmit dhe disa bashkëpunëtorë i dhanë këtë këshillë, tha Lee gjatë propagandimit të filmit në Tajpei të hënën.

Madje edhe e shoqja e i biri i sugjeruan ta provonte, mirëpo ai tha se "nuk pranova, për të ruajtur rolin e një babai të rreptë."

Sidoqoftë, ai pranoi që e kishte provuar kur ishte në universitet në Shtetet e Bashkuara.

Lee tha se ai shpreson të provojë vlerën e pafajësisë e gëzimit nëpërmjet kësaj komedie dhe nuk u kushton shumë vëmendje të ardhurave nga shitja e biletave.

Veprat e mëparshme të Ang Lee-s fokusohen mbi tema të ndryshme. Ai shpjegoi që i do emocionet në jetë, e po kështu duan edhe shikuesit.

Sipas njoftimeve të mëparshme, filmi i tij i ardhshëm do të jetë "Jeta e Pisë" ("Life of Pi"), një përshtatje nga romani me aventura fantastike i shkrimtarit kanadez Yann Martel. (Wang Xianya)  (Artan)

1 2
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China