(Nga e majta)Courteney Cox, Matt LeBlanc, Lisa Kudrow, Matthew Perry, Jennifer Aniston dhe David Schwimmer
Duke ndjekur suksesin e filmit të përshtatur nga teledrama "Seksi dhe qyteti" ("Sex and the City"), prodhuesit e serialit klasik amerikan "Shokët" ("Friends") kanë marrë vendim ta paraqitin atë në ekranin e kinemasë. Rachel (Jennifer Aniston), Joey (Matt Le Blanc), Chandler (Matthew Perry), Monica (Courteney Cox), Phoebe (Lisa Kudrow) dhe Ross (David Schwimmer) do të bashkohen sërish me këtë rast.
David Crane dhe Marta Koffman, skenaristët e zotë të "Shokëve", do të marrin përsipër punën e ripunimit të skenarit, siç kërkohet nga kompania "Warner Bros". Filmi do të shfaqet në vitin 2011 gjatë sezonit veror.
Krikitët thonë: "Përfundimi i serialit 'Shokët' i dha fund edhe bashkëpunimit mes 6 aktorëve si një grup. Por xhirimi i këtij filmi mund të ndryshojë karrierën e tyre të tanishme. Dihet nga të gjithë se, pa një skenar tërheqës, nuk mund të ecë shpejt puna e xhirimit, andaj kryesorja është që të caktohet skenari." (Wang Xianya) (Artan)