23 tetori do të bëhet një festë për fansat kinezë të muzikës, për shkak se atë ditë këngëtarja e njohur botërore Beyonce do të japë një koncert në stadiumin "Wukesong" të Pekinit. Njoftohet se këtë herë ky do të jetë koncerti i vetëm i saj në Kinë.
Siç njoftuan organizatorët e koncertit, Beyonce do të interpretojë këngët e albumit të saj muzikor "I Am Sasha Fierce", i cili u publikua në vitin 2008 dhe është albumi me shitjen më të madhe në Amerikën e Veriut këtë vit. Ajo do të këndojë dhe këngët klasike të saj të kohëve të ndryshme. (Xiayou) (Artan)