Eva Longoria Parker tha se ajo do të kthehet në shkollë për të mësuar për rrënjët e saj meksikane.
Aktorja 34-vjeçare e serialit "Amvisat e dëshpëruara" ("Desperate Housewives") bëri të ditur se ajo do të regjistrohet në programin pasuniversitar të studimeve chicano (qytetarë amerikanë me origjinë meksikane) dhe shkencave politike.
Në versionin e saj meksikan të së mërkurës, revista "Hola" citoi fjalët e Longoria-s se ajo do që "të mësojë më shumë për historinë e vendit prej nga ne vijmë." Por ajo nuk e përmendi universitetin ku do të studiojë.
Longoria tha se ajo gjithashtu po përmirëson spanjishten e saj. Familja e Evës, e cila ka lindur në Teksas, është me origjinë nga qyteti i Meksikës Veriore Monterrey.
Kjo bukuroshe ishte në Meksiko muajin e kaluar, për të interpretuar për herë të parë një rol në gjuhën spanjolle në një film meksikan me temën e rrëmbimit, me titull "Ditët e falënderimit" ("Days of Grace"). (Wang Xianya)