Prodhuesi i filmit "Titanik" Jon Landau tha ditët e fundit se, brenda një viti, ky film do të rishfaqet me teknologji 3D. Ai u shpreh se ka shumë interes për rishfaqjen e disa filmave të vjetër dhe kjo mund të realizohet më vonë. Tani shumë kompani kinematografike planifikojnë të rishfaqin filma të vjetër dhe kanë teknologji 3D të mirë, por problemi më i madh është ai i parave. Megjithëse prodhimi i filmave të vjetër me teknologji 3D kërkon më pak para se prodhimi i filmave të rinj, kur filmat shfaqen në kinema, kanë përsëri nevojë për shumë para për t'u reklamuar. (Xiaoyu) (Artan)