Prodhuesit e filmit kanë plan të xhirojë një film biopik mbi Michael Jackson, me pjesëmarrjen e atij që përflitet si djali i tij i katërt dhe që mendohet të luajë rolin kryesor.
Filmi që pritet të fillojë xhirimet vitin e ardhshëm përqendrohet në rrugën e famës së mbretit të muzikës pop dhe në vitet ku ai ishte në qendër të vëmendjes publike.
Bhatti, thuhet se është biri i Jackson, i lindur nga një marrëdhënie e shkurtër në 1983, mes Jackson dhe Pia-s, të ëmës së tij, është zgjedhur për filmin nga ngjashmëria e tij habitëse me Jackson.
Një burim i bëri të ditur gazetës "The Sun" se "në historisë së Michael nuk t'i mungojë pjesa mahnitëse gjatë periudhës që fillon nga fëmijëria deri kur u ngjit në majën e karrierës. Kjo duhet të tregohet dhe këtë e dëshiron edhe familja e tij...familja mendon që adhuruesit e tij do të pëlqenin të shikonin një tregim dramatik ."
Omer Bhatti, 25-vjeçari norvegjez që besohet është biri i Jacksonit, mori pjesë në ceremoninë përkujtimore muajin e kaluar, duke ulur pranë familjes së Jacksonit, dhe thuhet që banon me familjen në Karliforni, ndërkohë vetë ai kërkon një test të ADN-së.
Ndërsa një burim i pavarur, në të kundërt, thotë që Bhatti ka mohuar lidhjen e gjakut me këngëtarin, dhe është thjesht vetëm një njeri i ngjashëm me të që banonte me familjen tij në "Neverland" në vitet 1997-2004. (Wang Xianya)