Më 22 shtator, njoftohet se presidenti i kompanisë kinematografike "Disney", Dick Cook ka dhënë dorëheqjen të premten e javës së shkuar. Kjo dorëheqje hedh dritë për problemet e shumta që po has kompania e "Mickey Mouse". Kush do të pasojë vazhdimin e punës së Dick Cook-ut është aktualisht tema më e nxehtë në Hollivudit.
Dick Cook ka punuar në kinematografi për 30 vite. Nga viti 1971, ai u bë shumë i njohur në fushën e prodhimit dhe të publikimit të filmit. Në vitin 2002 ai bëhet president i kompanisë kinematografike "Disney". Gjatë kohës se ai punoi në "Disney dhe sidomos në 15 vitet e fundit, vlera e biletave të shitura në SHBA kaloi shifrën e 1 miliardë dollarëve për 12 filmat më të mirë, të prodhuar prej kompanisë. Ndërkohë që kjo vlerë është më e lartë për shfaqjen e këtyre filmave jashtë vendit. (Xiaoyu)