Keni qejf të vizitoni fshatin Hogsmeades? Ose të eksploroni Pyllin e Ndaluar misterioz? Ndoshta ju parapëlqeni të bini pak në "The Leaky Cauldron". Mirë, nëse keni plan të shkoni në Orlando brenda këtyre viteve, Mund ta keni këtë mundësi, sepse Warner Bros. kanë shpallur se do të hapë një park në pranverën e vitit 2010, me tematikën e Harry Potter.
Frymëzuar nga tregimet tërheqëse të J.K. Rowling dhe personazhet e librave, sipas peizazheve pamore në filmat---Bota magjike e Harry Potter ("The Wizarding World of Harry Potter") në Ishujt e Aventurës së Universalit (Universals Islands of Adventure), do t'u jepet vizitorëve përvoja e veçantë dhe e plotë në një mori dyqanesh, restorantesh dhe mjedisesh të tjera tërheqëse.
Një mjedis i tillë madhështor do të tejkalojë brezat e kaluar dhe do të sjellë magjiken e librave dhe filmave të Harry Potter në jetën reale. (Wang Xianya)