PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Stallone, Willis, Schwarzenegger nga "Ekipi i ëndrrës"
2009-09-16 17:00:06 cri komenti juaj Printoni

Sylvester Stallone në ceremoninë e mbylljes së edicionit të 55-të të Festivalit të Filmit të Venecias, 12 shtator 2009. [FOTO: Xinhuanet]

Ky është ekipi ëndërr i heronjve të filmave me aksion. Sylvester Stallone, bashkë me Bruce Willis dhe Arnold Schwarzenegger, do të fillojë së shpejti xhirimet për aventurën e tij "The Expendables", që do të shfaqet në vitin 2010.

Njeriu i roleve të suksesshëm Rambo dhe Rocky, arrin të marrë edhe Jason Statham, Jet Li, Mickey Rourke dhe Dolph Lundgren për të luajtur në këtë film të ri që bën fjalë për një grup mercenarësh që shkojnë në Amerikën e Jugut me misionin për të përmbysur një diktator.

"Unë Schwarzenegger dhe Willis do të fillojmë të punojmë bashkë për herë të parë, ndoshta që brenda 2 javësh, ndaj është nevojshme që unë të mbaj sërish mustaqe dhe përgatitem për xhirime në Los Anxhelos", Stallone u tregoi korrespondentëve gjatë festivalit të filmit në Venecia, ku ai u kurorëzua me një çmim special.

"Është e vështirë që mblidhemi të gjithë në të njëjtën kohë. Është e pamundur që të fusim në një dhomë gjithë ato ego", tha me shaka 63-vjeçari Stallone. (Wang Xianya)

Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China