Filmi izraelit me temën e luftës i regjisorit Samuel Maoz, "Liban", fitoi trofeun më të lartë të Festivalit të Filmit të Venecies më 12 shtator.
Filmi tregon për pushtimin në 1982 nga Izraeli të Libanit, i parë nëpërmjet syve të katër ushtarëve në një tank. "Regjisori më i mirë" shkoi në dorën e Shirin Neshatit, regjisore e lindur në Iran, me filmin "Gra pa burra". (Wang Xianya)
Samuel Maoz, regjisori i filmit "Liban", puth statujën e "Luanit të artë" në edicionin e 66-të të Festivalit ndërkombëtar të Filmit të Venecies, më 12 shtator 2009. [Foto: Xinhua]
Samuel Maoz (djathtas), regjisori i filmit "Liban", dhe aktori Yoav Donat (në mes) tregojnë statujën e "Luanit të artë". [Foto: Xinhua]