Në orën 20:00 të 10 shtatorit sipas orës vendore u hap Festivali i 34-t Ndërkombëtar i Filmit i Torontos, i cili do të vazhdojë deri më 19 shtator. Në festivalin e sivjetshëm do të konkurrojnë 335 filma nga 60 vende. Ndër ta përfshihen edhe filmat e regjisorëve kinezë Luchuan e Tian Zhuangzhuang, përkatësisht "Qyteti i jetës e vdekjes" dhe "Luftëtari e ujku" . (Xiaoyu) (Artan)