Në mbrëmjen e 3 shtatorit, sipas kohës së Pekinit, regjisori nga Hongkongu, Karwai Wang u shfaq në një konferencë shtypi të një kompanie të njohur, ku njoftoi se kjo kompani do të themelojë një çmim, të titulluar "Çmimi i Turizmit". Ky çmim do t'u dedikohet veprimeve turistike të regjisorëve të rinj. Ndërkohë, Karwai vetë, do të jetë presidenti i jurisë për dhënien e çmimit. Në këtë konferencë të shtypit u shfaq gjithashtu edhe filmi i tij me metrazh të shkurtër. (Xiaoyu)