Një sistem i ri votimi për të përcaktuar fituesin e filmit më të mirë të "Çmimeve të Akademisë", ose "Oskarit", do të fillojë të zbatohet, bëri të ditur të dielën Akademia Amerikane e Arteve Kinematografike dhe Shkencave.
Ky sistem i favorshëm është mënyra më e mirë që gjykimi i të gjithë anëtarëve me të drejtë vote të paraqitet me më shumë saktësi, sipas kryetarit të akademisë Tom Sherak. Fusha e filmit më të mirë është zgjeruar në 10 të emëruar, dhe Akademisë i duhet një metodë më e mirë për të pasqyruar shijet e votuesve për filmat.
"Në vend të shënimit të vetëm një X-i për të treguar se cili film është më i miri sipas mendimit të tyre, anëtarët do të dëftejnë edhe parapëlqimin e dytë, të tretin e me radhë," tha Sheraku.
Pastaj llogaritarët e Akademisë dhe kompania e auditimit "PricewaterhouseCoopers" do të përcaktojnë përfundimisht filmin me mbështetjen më të fortë nga shumica e zgjedhësve të Akademisë, shtoi ai. (Wang Xianya) (Artan)